-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutohen me breshëri plumbash 2 të rinj në Itali

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Itali, ku dy të rinj të moshës 21 dhe 22 vjeç janë vrarë me armë zjarri në komunën e Acerrës.

Mediat italiane, bëjnë me dije se viktimat janë identifikuar si Pasquale Di Balsamo, 22 vjeç dhe Vincenzo Tortora, 21 vjeç, të dy nga Acerra.

Mësohet se të dy viktimat ishin emra të njohur për policinë, pasi ishin  me precedentë të mëparshëm penal.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, dhe rreth orës 01:30. Tortora u dërgua në klinikën Villa dei Fiori, ndërkohë pas gjysmë ore në spital u transportua edhe 22-vjeçari, por për fat të keq asnjëri prej tyre nuk ia arriti t’u mbijetoj plagëve të marra.

Vrasja e dyfishtë dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh në Camorra, por për momentin nuk përjashtohen hipoteza të tjera.

Karabinierët e njësisë hetimore Castello di Cisterna po hetojnë ngjarjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit