Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për zgjedhjen e Dritan Abazovicit si i shef i qeverisë në Mal të Zi.
Kurti me anë të një postimi në Twitter ka thënë se mezi pret që me Abazovicin të punojë ngushtë për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballet rajoni.
“E përgëzoj nga zemra Dritan Abazoviçin, kryeministrin e parë të Malit të Zi nga komuniteti shqiptar. Mezi pres të punojmë së bashku ngushtë për të adresuar sfidat e shumta me të cilat përballemi në rajon”, ka shkruar Kurti.