Një shqiptar në Itali është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm.
Ai kishte shkuar në punë si çdo ditë tjetër, dhe teksa po korrte barin në një fushë në Pordenone, dikush i ka ngulur thikën në stomak.
Ai është gjetur nga punëdhënësi i tij pa ndjenja, dhe më pas është dërguar në spital.
Mësohet se gjendja e tij është e rëndë dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Ndërkohë që policia italiane ka mund të kap agresorin dhe po heton për shkaqet e ngjarjes.