-sidi education-spot_img
22.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtare, tërhiqet ARRSH: Rruga e Rinasit kthehet sikur ishte

Kryesoret

Qytetarët mbrojnë të drejtën e tyre. Pas katër ditësh protestë, ARRSH është tërhequr duke rikthyer në gjendjen e mëparshme rrugën e Rinasit.

Mosbesues deri në fund, por pas njoftimit zyrtar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, protesta ia la vendin festës.

“Kthehet në gjendjen e mëparshme Rruga e Rinasit, qarkullimi do të vijojë me dy sense lëvizjeje deri në një zgjidhje përfundimtare me qëllim lehtësimin e trafikut në segmentin Qafë Kashar-Rrethrrotullimi i Rinasit-Ahmetaq.

Apel ynë për të gjithë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga veriu të përdorin akset alternative për të mos rënduar trafikun në rrugën që të çon drejt aeroportit të Rinasit.

Udhëtarë/turistët që marrin fluturimet të marrin në konsideratë fluksin e lartë të mjeteve në këtë aks duke përllogaritur orarin e nisjes” mbyllet njoftimi i ARRSH-së.

Por cfarë ndodhi?

Banorët e Rinasit u ngritën në protestë, pasi prej datës 1 maj rruga drejt aeroportit u bë vetëm me një sens lëvizje me argumentin e fluksit duke bllokuar banorët e fshatit që detyrohen që të bëjnë qindra kilometra, pra unazën për të shkuar në shtëpitë e tyre, punë dhe fëmijët në shkollë, pasi shteti i cilësonte kundravajtje. Por sot rruga u rihap dhe fëmijët u rikthyen në shkollë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit