Ministria e Kulturës, Elva Margariti i është përgjigjur akuzave të Ina Zhupës, është shprehur se projekti i menaxhimit të Parkut të Butrintit ka kaluar në dorën e secilit prej ministrave përkatës.
Po ashtu Margariti ka shtuar se për Parkun Kombëtar të Butrinti janë pyetur mbi 80 ekspertë.
Ekspertët shqiptarë janë konsultuar për parkun e Butrintit. Janë mbi 80 ekspertë shqiptarë. Plani i menaxhimit është diskutuar dhe miratuar në Këshillin e Pasurive kulturore. Në prill 2020, parku është miratuar dhe në Këshillin Pasurore Materiale. Plani është i konsultueshëm në Fletorën Zyrtare. Ka kaluar në të gjithë ministritë e linjës. A kemi bërë marrëveshje dhe i jemi drejtuar të gjitha institucioneve publike. Hapësira e re e munguar është një muze arkeologjik në Sarandë. Kemi parë shumë më larg se thjesht një kërkim shkencor në vend, por mundësinë e zhvillimin e siteve dhe poleve të tjera. Këto informacioneve të merren dhe lexohen, të gjitha datat dhe elementet janë në dispozicion nga ministria e Kulturës. Kjo nuk është formë koncesioni por administrimi. Nuk është gjetje e kësaj qeverie. Kur ta gjeni në Butrintin tuaj dhe do të jeni dhe ju krenare një ditë.