Sali Berisha nuk tërhiqet nga “lufta” e hapur me SHBA-në. Ditën e sotme ish-kryeministri i ka bërë thirrje presidentit Joe Biden që t’i kërkojë ambasadores Yuri Kim në Tiranë, që të mos futet në punët e brendshme të PD-së.
Lideri historik i së djathtës e cilësoi ndërhyrje në prag të zgjedhjeve për kryetar të PD-së, deklaratën e Yuri Kim se dizenjimi “non grata” nuk i është hequr askujt nga SHBA, duke rrëzuar shpresën e Sali Berishës se një gjë e tillë mund të ndodhë në të ardhmen.
“Kjo është fushatë elektorale kundër Sali Berishës në prag të zgjedhjeve për kryetar të PD-së. I bëj thirrje qeverisë amerikane dhe Joe Bden të mos lejojë përfaqësuesen e tij në Shqipëri që të ndërhyjë në punët e brendshme për të caktuar kryetarin e PD-së” tha ai.