-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditet operacioni i lojërave të fatit ne Korçë, procedohen penalisht 3 shtetas

Kryesoret

Policia e Korçës në vijim të operacionit “Basti i fundit”, ka goditur aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Aktualisht janë sekuestruar 3 aparate celularë dhe po procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.

Njoftim

Në vijim të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e organizimit të lojërave të palejuara të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, për shtetasit S. P., 52 vjeç, R. S., 17 vjeç dhe F. M., 17 vjeç, banues në fshatin Dishnicë.  

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasit e mësipërm ushtronin këtë veprimtari të kundërligjshme në një lokal në fshatin Dishnicë, Korçë, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për dokumentimin e kësaj veprimtarie. Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve S. P., R. S. dhe F. M., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, nga një telefon celular, që dyshohet se përdoreshin për vënien e basteve sportive.   

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit