Ministrja e Financave dhe Ekonomise, Delina Ibrahimaj, në një dalje publike për mediat, bëri një analizë të përgjithshme të ekonomisë gjatë 4 mujorit të parë të vitit.
Ibrahimaj theksoi se 4 mujori i parë i këtij viti, është karakterizuar nga norma të shtuara inflacioni dhe përmirësim i tregut të punës.
Ndër të tjera ajo tha se sipas “Fondit Monetar Ndërkombëtar”, të gjithë elementët kanë bërë që ekonomia të rritet me 3.2%.
“Shifrat e GDP, ende nuk kanë dalë për 4 mujorin e parë të vitit. Megjithatë 4 mujori i parë i vitit në analizën tonë tregon se është karakterizuar në norma të shtuara të inflacionit. Ka pasur një përmirësim në tregun e punës, dhe gjithashtu një ecuri e mirë të aktivitetit të biznesit. Të gjithë këto elementë janë realizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili ka rënë në përfundim se ekonomia është rritur me 3.2%. Gjithashtu kemi një ngadalësim të rritjeve të çmimeve. Shqipëria vijon të jetë vendi me normat e inflacionit më të ulëta. Importet në vëllim kanë pasur një rënie me 4%, të plehrave kimike, që importoheshin nga Ukraina. Të ardhurat janë realizuar në nivelin 187 miliardë lekë, 22% më shumë se vitin e kaluar. Ne do të nxisim investimet që janë të shëndetshme”, tha Ibrahimaj.