Ndërsa lufta ka arritur në ditën e 92-ta të saj, presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky tha se nuk do të bëhet asnjë ndryshim territorial për të bërë armëpushim. Ndërsa ministri i jashtëm ukrainas kritikoi NATO-n se nuk po bën asgjë për të ndalur agresionin rus në Ukrainë.
Ministri britanik Truss tha se agresioni rus nuk mund të falet ndërsa Kievi tha se Rusia ka pushtuar 95% të territorit të rajonit të Luhanskut.
Nga ana tjetër, Moska u ka ofruar qytetarëve të Mariupolit mundësinë e marrjes së pasaportës ruse me procedurë të përshpejtuar. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price e quajti nismën “një përpjekje për të nënshtruar ukrainasit”.