-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndarja nga jeta e Nishanit, Haradinaj dhe Osmani mesazh ngushëllimi

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani dhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kanë reaguar për vdekjen e ish-Presidentit Bujar Nishani.

“Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet.

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!”, shkruan Osmani.

“Paska ndërruar jetë Presidenti Bujar Nishani. Bashkëndjejmë me familjen dhe të afërmit për këtë humbje të madhe.

Do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri.

U prehtë në paqe!”, shkruan Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit