-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Po bëjmë gati aplikimin për në NATO dhe BE

Kryesoret

Lëvizja Vetëvendosje, është duke mbajtur mbledhjen e 57-të të Këshillit të Përgjithshëm. Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të Këshillit, Kurti është shprehur se tashmë imazhi i Kosovës ka një përmbajtje më të re si në kuptimin politik ashtu edhe ekonomik.

Ai ka përmendur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke thënë se janë duke i bërë përgatitjet për aplikim edhe në NATO dhe BE.

“Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi ynë në KiE është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparoj më shumë në fushën e drejtësisë. Jemi duke i bërë përgatitjet për aplikim për anëtarësim në Partneritetin e Paqes në kuadër të NATO-s, e do të aplikojmë edhe për anëtarësim në BE”, ka thënë Kurti.

Kryeministri u shpreh se një vit qeverisje ka qenë mjaft sfidues, duke përmendur pandeminë, krizën energjetike, agresionin rus në Ukrainë e shumë çështje tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit