-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

HARTA-Shtetet ku mund të shkojnë shqiptarët pa maska dhe teste COVID

Kryesoret

Shqiptarët po përgatiten për pushimet e verës. Këtë vit ndryshe nga i kaluari masat janë liruar ndjeshëm në shumë shtete dhe qytetarët e vendit tonë mund të lëvizin pothuajse lirshëm. Por cilat janë që shtetet ku kërkohet maska apo tamponi? Dhe kush janë kushtet për të hyrë? “5pyetjet.al” ju sqaron.

Greqia

Duke filluar nga data 1 Maj 2022, autoritet në Greqi kanë vendosur që për udhëtimet drejt këtij vendi, për të gjithë pasagjerët, pavarësisht nga vendi i tyre i origjinës, nuk do të kërkohen dokumente specifike, në kushtet e Covid-19. As certifikatë e vlefshme vaksinimi ose diagnoze pozitive nga COVID-19, as të paraqesin një rezultat negativ nëpërmjet një testi të shpejtë (rapid antigen test) ose nëpërmjet një testi molekular (PCR test) dhe as formular të detyrueshëm PLF.

Gjatë qëndrimit në Greqi, vizitorët e huaj duhet të ndjekin masat që vlejnë për shtetasit grekë si përdorimi i maskës për fytyrën në të gjitha ambientet e brendshme që është i detyrueshëm për të gjithë ndërsa paraqitja e Covid Pass ose të një testi PCR apo rapid për të hyrë në ambiente të mbyllura, nuk është më e detyrueshme.

Italia

Autoritetet në Itali, kanë vendosur që, duke filluar nga data 01 Qershor 2022, nuk do të aplikohet kriteri i paraqitjes së “green pass”: certifikatë vaksinimi, shërimi apo test negativ. Udhëtimet lejohen për çfarëdo arsye.

Gjermania

Për udhëtimet drejt Gjermanisë, deri në datën 31 Maj 2022, aplikohen këto rregulla, në kushtet e Covid-19: Për të gjithë personat e moshës 12-vjeçare e lart, duhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të zotërojnë një dëshmi testi ose një dëshmi shërimi ose vaksinimi. Përgjithësisht testet e COVID-it (testet antigjenë ose testet PCR) duhen kryer 48 orë përpara momentit (të planifikuar) të hyrjes në Gjermani. Detyrimin për paraqitjen e një dëshmie COVID e kanë edhe ata pasagjerë avioni, që zbresin tranzit në një aeroport të Gjermanisë. Kjo vlen si për tranzitin Non-Schengen prej apo drejt vendeve të treta jashtë BE-së, ashtu edhe për udhëtimet kalimtare prej apo drejt vendeve Schengen. Udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet për të gjitha qëllimet e udhëtimit.

Franca

Nga data 31 mars 2022, lejohet hyrja në Francë për të gjithë qytetarët shqiptarë, pa patur nevojë për një arsye madhore, pasi të kenë plotësuar njërin nga kushtet e mëposhtme:

– Të jenë të pajisur me vërtetimin e kryerjes së ciklit të plotë të vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike Janssen dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave Pfizer/Comirnaty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield. Cikli quhet i përfunduar kur vaksina e fundit është bërë jo më herët se 9 muaj nga data e hyrjes në Francë.

– Të jenë të pajisur me rezultatin e një testi PCR negativ/72 orë ose testi antigjenik negativ/48orë.

– Të jenë të pajisur me provën e shërimit nga Covid19 (test PCR ose Antigjeni pozitiv, prej jo me pak se 11 ditësh dhe jo më shumë se 6 muajsh nga data e hyrjes në Francë).

– Fëmijët deri 12 vjeç janë të përjashtuar nga ky detyrim.

Kosova

Duke filluar prej datës 5 shkurt 2022, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë me dy doza ose me një dozë të vaksinës Johnson & Johnson, që nuk ka kaluar më shumë se 12 muaj nga marrja e dozës së fundit;

Certifikatën e vaksinimit me një dozë e shoqëruar me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë;

Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 në 90 ditët e fundit (test RT-PCR pozitiv i lëshuar 21–90 ditët e fundit);

Dëshmi se personi e ka marrë dozën e tretë/përforcuese.

Dëshmi të testit RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 48 orë.

➡️ Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikave të përmendura më lart përjashtohen:

Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova (tranzit) brenda 3 orësh, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do largohet nga Kosova brenda 3 orëve dhe që dalja në pikë kufitare të jetë e ndryshme nga hyrja;

Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orëve;

Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë dhe pjesëtarët e trupave të KFOR;

Personat nën moshën 12-vjeçare;

Shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës janë të detyruar të kryejnë karantinim shtëpiak, për një periudhë prej 7 ditësh që nga hyrja në territorin e Kosovës;

Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundërindikacione dhe janë liruar nga detyrimi i vaksinimit.

➡️ Këta persona duhet të paraqesin testin RT-PCR negativ për COVID-19, të bërë jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

➡️ Personat të moshës 12-16 vjeç duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Mali i Zi

Duke filluar nga data 11 mars 2022, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht drejt Malit të Zi, pa qenë nevoja të paraqesin certifikatë vaksinimi në kufi apo çfarëdo testi anti-covid.

Maqedonia

Republika e Maqedonisë së Veriut ka shfuqizuar të gjitha kriteret specifike të udhëtimit në kushtet e Covid-19. Për shtetasit e huaj që hyjnë në këtë vend, nuk kërkohet më certifikatë vaksinimi apo shërimi nga Covid-19, as test negativ dhe as karantinë.

SHBA

Për udhëtimet drejt SHBA përmes linjave ajrore, kërkohet: Certifikatë Vaksinimi. Plotësisht të vaksinuar konsiderohen ata persona të cilët kanë kaluar 14 ditë të plota nga administrimi i dozës së dytë të vaksinës, për vaksinat me dy doza dhe administrimi i dozës së vetme të vaksinës, për vaksinat me një dozë. Pavarësisht statusit të vaksinimit, udhëtarët nga mosha 2 vjeç e lart, duhet të paraqesin test negativ anti Covid-19, i kryer brenda 1 dite përpara nisjes. Për informacion më të detajuar rreth kritereve të udhëtimit: https://www.cdc.gov/coronavirus/2019-ncov/travelers/testing-international-air-travelers.html

Për t’u informuar për shtete të tjera, klikoni këtu

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit