Kreministri Edi Rama është shprehur se emri për President të dal nga selia e socialistëve është Bajram Begaj.
Begaj është mjeku i parë në ushtri që ka marrë titullin Gjeneral Major. Këtë titull ai e mori nga presidenti Ilir Meta në korrik të 2020.
Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998. Ai gjithashtu ka përfunduar ‘Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë’, ndërsa mban edhe titullin ‘Profesor i Asociuar’ në Mjekësi.