-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti “shuplakë” Ramës për “Ballkanin e Hapur”

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti nga forumi i Bratisllavës “Globsec 2022” u shpreh edhe njëherë kundër nismës “Open Balkan”. “Ballkani Perëndimor 6 është i hapur për NATO-n, për BE-në, për Mbretërinë e Bashkuar. Nuk besoj që duhet të hapemi për ndonjë ndërhyrje verilindore ose lindore. Jemi në rregull me këtë.

Dhe mbështetemi shumë te procesi i Berlinit 2.0. tashmë me një nisje të freskët nga kancelari Sholc, e mbështesim iniciativën me vlerat evropiane brenda. Dhe BE-ja që të na ndihmojë, por jo jashtë BE-së”.

Në mënyrë indirekte një “shuplakë” e kishte edhe për Edi Ramën, që bashkë me Vuçiç janë ideatorët e nismës. “Dua të them për nga orientimi politika, po aq edhe për nga ndjeshmëria politike, nuk i besoj atij grupi politikanësh që besojnë te vetëmjaftueshmëria e Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të jemi pjesë e Bashkimit Evropian dhe të jemi anëtarë sa më shpejtë që është e mundur”.

Kurti tha se është e qartë që Serbia e kishte eksploatuar frustrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut lidhur me negociatat për hyrje në BE, duke e hartuar planin për Ballkanin e Hapur.

Kur ishte e qartë që negociatat nuk do të hapeshin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në tetor të vit 2019, presidenti i Serbisë e kishte nisur këtë iniciativë, unë besoj, duke e eksploatuar frustrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe e dimë shumë mirë që Serbia është shumë në marrëdhënie më të mira me federatën e Rusisë dhe Kinën sesa me SHBA-në” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit