Vatrat e zjarrit vazhdojnë që të jenë aktive në ishullin e Sazanit prej tre ditësh.
Ministria e Mbrojtjes deklaroi se janë dërguar mbi 70 forca që po përpiqen të vënë nën kontroll flakët, por ato e kanë vështirë për shkak të terrenit, bimësisë dhe municioneve që shpërthejnë.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se duket se janë izoluar disa nga vatrat më të rrezikshme të zjarrit.
Në mungesë të helikopterit, “lufta” me zjarrin po bëhet me lopata.























