-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtari rus kërcënon hapur Ballkanin: Raketa bërthamore nuk kërkon leje

Kryesoret

Situata mes Rusisë Perëndimit dhe shteteve të Ballkanit, kryesisht Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bullgarisë, është tensionuar ndjeshëm pasi këto të fundit nuk lejuan avionin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të fluturojë për në Beograd ku ishte planifikuar një vizitë dyditore.

Nga shefi i diplomacisë së Rusisë ky veprim është cilësuar si i paprecedentë, ndërsa shumë herë më i ashpër ka qenë shefi i Agjencisë Hapësinore të Rusisë Dimitri Rogozin.

Ai tha se Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania kishin tradhtuar historinë e përbashkët të sllavëve duke u sjellë ashtu si edhe suedezët në raport me Rusinë.

Më tej ai flet edhe për ndëshkimin e këtyre shteteve: “Sarmat (raketa ruse sh.r) nuk kërkon leje për të fluturuar mbi qiellin e tyre”.

Ky është një kërcënim i hapur për sulm bërthamor nga Rusia ndaj vendeve të Ballkanit pasi ndaluan shkuarjen e Lavrovit te vëllezërit serb dy ditë më parë.

Raketa “Sarmat” është ndër më të fundit të testuara nga Rusia dhe tashmë është bërë e modës që ushtarakë dhe politikanë rusë të kërcënojnë me sulm shtete të ndryshme. Në fillim ishin Anglia, Franca dhe Gjermania që u kërcënuan me një sulm me “Sarmat”, dhe tashmë është radha e Ballkanit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit