-sidi education-spot_img
22.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluksit”, Manja-Berishës: Mos sajo…

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë fjalës së tij në Kuvend i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me deklaratën e tij që tha se 6 ministra janë kandidatë për t’u ekstraduar nga vendet e Beneluksit.

“Lidhur me atë që deklaroi zoti Berisha se qeveria shqiptare ka bllokuar marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluxit. Nuk e di se si kjo kërkesa ka shkuar më parë në zyrën e Berishës. Dua të jem i qartë. Sot nuk ka asnjë pengesë në fushën e bashkëpunimit gjyqësor as me Belgjikën, Holandën apo Luksemburgun. Bashkëpunimi është në nivele të kënaqshme.

Me Belgjikën kemi një marrëveshje dy-palëshe për personat e dënuar. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe s’ka kërkesë nga këto shtete, sepse jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje nëse do të vijnë. S’e di se si i sajoni këto gjëra, në një seancë dedikuar zgjedhësve. Por kur nuk ke zgjedhës i drejtohesh marëveshjeve të ekstradimit”, tha Manja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit