-sidi education-spot_img
29.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritan Shehu: Rama nesër do t’i dorëzojë Vuçiçit “çelësat” e Ballkanit

Kryesoret

Nesër në Ohër do të zhvillohet takimi i radhës i “Open Balkan” me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Deputeti i PD-së, Tritan Shehu kritikon Edi Ramën dhe i kujton gjenocidin serb në Kosovë.

“Rusia dhe Serbia, gjithmone dhe me te izoluar! Nderkaq Rama neser do t’i dorezoje Vucicit “celsat” e Rajonit ne Oher. Bllokimi i hapesirave ajrore anullon viziten e Lavrov ne Beograd, duke izoluar keshtu edhe Vucicn, te vetmin qe e pret ne Europe e nuk pranon sanksionet ndaj Moskes….Ndersa Rama neser do ta rikonfirmoje ne Oher Vucicin si lider dhe Serbine si hegjemone ne Rajon nepermjet “Ballkanit te hapur”, alias “Jugosllavia a Re.

Dhe per hir te kesaj ai e maxhoranca e tij nuk guxojne as te rikujtojne, jo me te denojne e njohin zyrtarisht genocidin serb ne Kosove. Te veprosh keshtu, kur Vucic betohet ne menyren me provokative se do te luftoje per sovranitetit e Serbise me Kosoven e Metohine brenda, kalon cdo limit.

Te mos guxosh te denosh genocin serb ne Kosove per shkak te lidhjeve e vartesive te tua me Vucicn, do te thote te “perdhosesh” edhe nderhyrjen e NATO aty, e bazuar kjo mbi ato krime e pastrim etnik, flet per shkelje te interesave kombetare e Rajonale, per devijim nga drejtimi i yne Europian e Perendimor.

Prandaj kjo maxhorance ka bllokuar ne kundershtim te plote edhe me rregulloren e Kuvendit, Rezoluten tone per njohje e denimin te atij genocidi. Nuk guxon as ta diskutoje ate ne Kuvend, jo ta miratoje! Sa frike e paskan Vucicin këta” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit