Moti i keq ditën e sotme në Tiranë ka sjellë pasoja, ku një pemë është rrëzuar mbi një makinë tek rruga e Kavajës.
Mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Gjithashtu përgjatë orëve 20:00 – 21:00 pritet një intensifikim i reshjeve dhe rrufeve dhe në zonën e Tiranës dhe Durrësit për shkak të afrimit të masave ajrore të ftohta nga veriu.
Rrebeshet e shiut kanë vështirësuar trafikun në kryeqytet, gjithashtu dhe lumi Lana ka dalë nga shtati.