-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afati grek për anëtarësim në BE, Çollaku: Macron e vështirësoi

Kryesoret

Viti 2033 u përmend si afati më i largët deri kur shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, do të duhej të integroheshin në BE. Për ish-ministrin e Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, pak janë shpresat që anëtarësimi të ndodhë shpejt. Sipas tij, marrëveshja eventuale Kosovë – Serbi nuk varet nga ky afat, ndërsa njohja e Kosovës nga 5 shtetet e BE-së thotë se varet shumë nga përfundimi i dialogut me marrëveshje.

Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen në Bashkimin Europian deri në vitin 2033, sipas kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Në një artikull të botuar në ‘Politico’ përpara samitit që u mbajt në Greqi mbi Procesin e Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP), Mitsotakis theksoi nevojën e parashtrimit të një vizioni nga ana e BE-së lidhur me këtë çështje.

Ish-ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku i tha Gazetës Express se “ka pak shpresa për një anëtarësim të shpejtë”.

“Integrimi, respektivisht antarësimi i shteteve të Ballkanit Perendimor në BE, paraqet sfidën më të madhe për BE-në dhe shtetet anëtare të saj. Fatkeqsisht, BE-ja duket se është e lodhur nga zgjerimi me anëtarë të rinj, prandaj ka pak shpresa për një antarësim të shpejtë të shteteve aspirante”, tha ai.

Sipas Çollakut, anëtarësimi në BE “po vështirësohet gjithnjë e më shumë” pasi presidenti francez Emmanuel Macron paraqiti një plan mbi krijimin e një bashkësie paralele europiane për vendet që presin të anëtarësohen në Bashkimin Europian.

“Mirëpo integrimi në BE është një proces kompleks politik gjatë të cilit mund të paraqiten dinamika dhe zhvillime të ndryshme të cilat mund të ndikojnë në vendimmarrje, qoftë për ta përshpejtuar apo ngadalësuar këtë proces. Shikuar nga përspektiva aktuale, dhe idetë e bëra publike nga Presidenti francez Macron, antarësimi eventual në BE i shteteve të Ballkanit Perëndimor po vështirësohet gjithnjë e më shumë”, tha ai.

Afatet kohore për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, Çollaku thotë se nuk e mbajnë peng marrëveshjen e mundshme përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Ai e cilëson të gabuar dhe “shumë të rrezikshme” qasjen e Kosovës në dialog.

“Marrëveshja eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është peng i afateve kohore për antarësim në BE, por është peng i mungesës së vullnetit politik nga të dy palët për ta arritur këtë marrëveshje. Mendoj që kjo qasje e ruajtjes së status quo-s është e gabuar dhe shumë e rrezikshme. Mungesa e marrëveshjes më Serbinë dhe njohja reciproke do të vazhdojë të prodhojë jostabilitet në të gjithë Ballkanin Përendimor, dhe do ta pamundësojë përfundimin e procesit të shtetndërtimit për Kosovën”, tha Çollaku.

Ish-ministri beson se pa marrëveshje përfundimtare me Serbinë, Kosova do ta ketë shumë vështirë ta marrë njohjen nga 5 shtetet e BE-së që s’e kanë bërë këtë ende.

“Kjo rrjedhimisht nënkupton që edhe njohja nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur në mungesë të një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Çollaku.

Ngjarjet në Ukrainë duket sikur e kanë bërë – së paku në dukje – urgjente nevojën për t’ua bashkuar Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë e Bosnjën 27 vendeve anëtare të BE-së, si përgjigje ndaj ndikimit të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Në këtë pikë, Macron erdhi me idenë e “paradhomës”, por Mitsotakis i Greqisë tha së fundmi se vizioni i rajonit për anëtarësim në BE është bërë “i paqartë, duke u zbehur në sytë e qytetarëve të frustruar dhe të zhgënjyer”.

“Mesazhi im sot është i qartë: në përputhje me kriteret e përcaktuara, le të ofrojmë integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2033 – një afat kohor ambicioz, por i arritshëm. Kjo është shumë e vonuar”, tha kryeministri grek.

Vendimi i parë, sipas tij, duhet të jetë zhbllokimi i rrugëve të Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së brenda dy javësh.

Një samit mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet më 23 qershor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit