-sidi education-spot_img
27.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

Kryesoret

Mali i Zi synon që të mbajë një konferencë ndërqeveritare në fund të këtij muaji. Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Filip Ivanoviç u shpreh se janë drejt fazës së mbylljes së kapitujve.

“Shqipëria i ka intensifikuar reformat e saj të integrimit evropian. Ne jemi të kënaqur për këtë ecuri pozitive të shtetit fqinj në këtë rrugë. Nuk do të flisja për ndonjë konkurrencë për arsyen e thjeshtë se Shqipëria duhet të hapë edhe disa kapituj, ndërkohë që ne jemi në fazën e mbylljes së kapitujve së tyre”, tha ai.

Ivanoviç i pyetur nga agjensia MINA se nëse Mali i Zi dhe Shqipëria do të hyjnë në çift në BE apo veçmas, ai tha se Mali i Zi mbështet parimin e meritës.

“Kjo nuk do të thotë që një vend që ka përparuar me kapitujt duhet të presë që një vend tjetër të arrijë atë nivel. Gjithashtu një vend që tani mund të jetë në një fazë të caktuar të negociatave duhet të inkurajohet të vazhdojë procesin e reformave e integrimit”, tha Ivanoviç.

Ai theksoi se Mali i Zi është gati të mbyllë deri në nëntë kapitujt në fund të vitit, si dhe do të jetë në BE deri në vitin 2028.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit