Nesër pasdite është njoftuar protesta e shoqërisë civile kundër rritjes së çmimeve që caktohen nga bordet e qeverisë, të ashtuquajtura “Transparente”.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook thotë se këto borde janë komuniste, të pranuara edhe nga vetë Edi Rama, që sipas tij po mbush valixhet me oligarkët duke zbrazur xhepat e qytetarëve.
“Edi Rama tha: Bordet jane komuniste por jane te dobishme!
Kjo sepse:
Ato mbushin valixhet e qeveritareve dhe klienteles se tyre!
Ato zbrazin xhepat e qytetareve!
Ne tre muaj qeveria ka grabitur nga xhepat e qytetarve nepermjet rritjes se çmimeve me bordet shushunja 340 milione euro.
Miq, keto dite bordi komunist i Edi Rames i rritjes se çmimit te ushqimeve ka vendosur çmimet e reja me te larta për produktet ushqimore bazë (miellin, orizin, vajin dhe sheqerin).
Bordet e hajdutit Rama janë betuar që të zhvasin çdo familje shqiptare, duke e ngritur çmimin e miellit nga 79 lekë/kg në 90 lekë/kg. Këta nuk kanë të ndalur e nuk ngopen me pak.
Qeveria po luan me bukën e gojës së qytetarëve shqiptarë, duke ia bërë të papërballueshme jetesën. Kjo qeveri i ka braktisur qytetarët e saj, e përpos kësaj, ka zgjedhur t’i zhvasë çdo qindarkë.
Bordet nuk janë gjë tjetër veçse mendësia komuniste e Edi Ramës për të zbrazur xhepat dhe vjedhur qytetaret dhe pasur nën kontroll te plote ushqimin e tyre si kushte kryesor per te kontrolluar te gjithe shoqërinë” tha ai. Nuk dihet nëse PD do i bashkohet nesër protestës.