Pak ditë pasi nisi marrjen në pyetje të anëtarëve të komisionit të dhënies së koncesioneve lidhur me “Sterilizimin”, prokuroria e Posaçme ka marrë edhe dosjen e PPP-së së Check-up, por disa prej spitaleve nuk kanë kthyer përgjigje për pyetjet e shtruara nga SPAK.
Kjo strukturë ka filluar që të lëvizë në hetimin e këtyre dy dosjeve duke krijuar pritshmëri. Koncesioni i sterilizimit u çua në SPAK nga nisma “Thurje”, që kërkoi hetimin e zyrtarëve duke nisur nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, të cilët sipas tyre kanë abuzuar me buxhetin e shtetit.