-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dumani: Ja si u njoha me Çapjat, më kërkuan vrasjen e dhëndrit të Qazim Sejdinit

Kryesoret

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer një tjetër ngjarje para SPAK-ut, atë të njohjes së tij me fisin Çapjat në Elbasan, si dhe porosinë që kishte marrë për të vrarë dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Sokol Sanxhaktarin.

Dumani ka treguar se Çapjat i kanë ofruar 200 mijë euro, për ekzekutimin e Sanxhaktarit, dhe po ashtu ai është shprehur se prezantimin me fisin famëkeq të Elbasanit e ka bërë Eljo Bitrin.

Fillimisht Çapjat e kanë akuzuar për vrasjen e Ardianit me antitank.

“Me Eljo Bitrin, jam takuar në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë, pranë ambjenteve të një pike karburanti. Eli kishte kërkuar takimin, pasi ishin bërë disa kohë që nuk ishim takuar dhe gjatë bisedës që po kryenim, më tha se kishte dëgjuar se unë kisha marë pjesë tek njëri nga atentatet e Ardjan Çapjas të kryer me kundërtank. Unë e kam kundërshtuar duke i pohuar se kam qenë në burg, dhe për të sqaruar çdo spekulim pranova të takohem me Çapjat, me ndërmjetësimin e Eljo Bitrit ka rrëfyer ai.

Sipas tij, ky takim ishte për ta rekrutuar Dumanin dhe jo për ti kërkuar llogari lidhur me sulmin me antitank ndaj Çapjave. Kjo pasi Çapjat e dinin që Nuredin Dumani, nuk kishte lidhje me sulmin ndaj rrethit miqësor të tyre. Në këtë takim i është dhënë oferta që Dumani të vriste Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e Qazim Sejdinit, për një shumë prej 200 mijë euro. Kjo pasi Sanxhaktari shihej si lidhje e Suel Çelës.

Vetë Dumani, tregon se në takimin e parë i është shprehur se duhet të mendonte këtë ofertë, ndërsa nga ana tjetër kontraktuesit i garantuan pagesën, armët dhe informacionin e duhur se ku qëndronte Sanxhaktari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit