Një makinë ka marrë flakë në ecja e sipër në Autostradën Vlorë – Fier
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur Pusi i Mezinit. Në vendin e ngjarjes ndodhet efektivet e zjarrfikëseve .
Ndërsa mjeti është djegur ne pjesën e përparme plotësisht. Mendohet se shkaku i zjarrit në automjet të jetë një shkëndijë elektrike.
Vlorë/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:10, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin A. K, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.