Në konferencën e përbashkët me Albin Kurtin, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Prishtinë, kryeministri Rama u pyet edhe për Ballkanin e Hapur.
Rama pranoi se Ballkani i Hapur nuk e bashkon Shqipërinë me Kosovën, por as nuk i ndan.
“Ballkani i hapur nuk na bashkon, por është e vërtetë se Ballkani i Hapur nuk na ndan. Kemi këndvështrime të ndryshme dhe kjo nuk është sekret, por nuk na pengon se në marrëdhëniet bilaterale na pengon.
Çdo gjë që jetësojmë me Ballkanin e Hapur duhet ta jetësojmë edhe me Kosovën”, tha Rama.