Kryesia e Kuvendit do të mblidhet këtë të premte në orën 10:30 për të shqyrtuar për të shqyrtuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës.
Në rendin e ditës së këtij Këshilli parashikohet pikërisht shqyrtimi i mocionit të deputetëve të PD për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të Olta Xhaçkës.
Në mocionin e PD-së Xhaçka është akuzuar se ka përdorur kompaninë e bashkëshortit për të përfituar tenderë publik.
“Olta Xhacka, ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himar. Shoqëria në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30 vjeçare, si dhe përfiton nga incentiva e reduktimit të TVSH-së.” thuhet në mocionin e PD-së.