-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prezantohet plani i lënë pezull që nga 2019, për spitalin e Prishtinës

Kryesoret

Komuna e Prishtinës të enjten ka prezantuar planin e fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi deklaroi se bashkërisht me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama kanë filluar tashmë të diskutojnë për këtë projekt.

Ndërsa, teksa shpalosi disa nga prioritet e tij theksoi se shëndetësia kosovare ka nevojë për inevstime në infrastrukturë.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është shprehur se për qytetarët mungesa e një spitali të përgjithshëm ka qenë disfavor.

Ai shtoi se “ky spital është i nevojshëm për qytetarët e Prishtinës”.

Në vitin 2019, ministri i Shëndetësisë, Uran Isamili, së bashku me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilat, në atë kohë kishin nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për fillimin e ndërtimit të Spitalit të Prishtinës. Ky projekt parashihej të përfundonte në vitin 2021.

“Ky projekt parashihet të përfundojë brenda tre vjetësh. Ky spital e ka të ndarë tashmë buxhetin prej shtatë milionë euro nga Qeveria e Kosovës. Sigurisht buxheti do të rritet varësisht nga nevoja. Sa i përket lokacionit ende nuk është ndarë, por presim nga Komuna e Prishtinës ta ofrojë lokacionin”, kishte thënë Ismaili në vitin 2019.

Drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi kishte thënë për Albanian Post se “në vitin 2019 me Ministrin e Shëndetësisë Uran Ismajli kemi zhvilluar disa takime në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Prishtinës”.

“Me aq sa kemi njohuri, në fillim të pandemisë vitin e kaluar ka përfunduar plani i fizibilitetit për Spitalin e Prishtinës dhe procedurat e tjera kanë mbetur pa u zhvilluar si pasojë e pandemisë”, ka shpjeguar Gashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit