-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Bullgaria ka marrë peng dy vende të NATO-s, BE sheh si yjet

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në samitin e BE-së në Bruksel, ku tha se nuk pret që çështja në Bullgari të zgjidhet.

Rama tha se Bullgaria, një vend i NATO-së, ka marrë peng dy vende të tjera të aleancës, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ua kam thënë përkundër optimizmit të ngutur të disave nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por ndërkohë nëse do zgjidhet do jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e në vendit të NATO-s. Të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufi të Europës dhe në vështrimin e 26 vende ve të tjera që rrinë e shohin si yjet”, tha Rama.

Rama shprehu një mesazh të qartë ndaj Bashkimit Europian pas ngërçit që është krijuar me veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut e që po mban peng nisjen e negociatave edhe për Shqipërinë.

“Ballkani i Hapur është përgjigja e vërtetë në këtë situatë me anëtarësimin që do të vazhdojë, por shpirti europian do të krijohet në rajonin tonë dhe nuk do presim Europën që ta bëjë këtë”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri shtoi se “Ballkani i Hapur është për të gjithë”. “Ne jemi në vendet e para sepse çdo njeri duhet të luajë rolin e vetë në këtë proces dhe Shqipëria është duke punuar. Maqedonia e Veriut është kandidate në 18 vite, Shqipëria është në 7 vite. por hapja për Ukrainën është një lëvizje e mirë. Por them se njerëzit e Ukrainës nuk duhet të mbajnë shumë shpresa”, shtoi Rama më tej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit