Një 22 vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi është kapur nën efektin e drogës.
Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet intensive në akse të ndryshme rrugore, me të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore që ka në dispozicion.
Tiranë
Një tjetër drejtues mjeti vihet në pranga për drejtim mjeti nën efektin e lëndëve narkotike.
Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet intensive në akse të ndryshme rrugore, me të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore që ka në dispozicion.
Kontrollet, me qëllim parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, ndalimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet, nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, atyre që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të drejtuesve të motomjeteve që drejtojnë motomjetet, pa kaskën mbrojtëse.
Si rezultat i kontrolleve parandaluese, në rrugën “Dervish Hima”, është ndaluar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K. B., 22 vjeç, i cili pas kryerjes së testit me AquilaScan rezultoi se drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve me makinën inteligjente janë evidentuar shpejtësi që arrijnë deri në 200 km/h.
Gjate 24 orëve të fundit janë pezulluar 32 leje drejtimi nga 1 deri në 5 muaj.
Janë ndëshkuar me masë administrative:
184 drejtues mjetesh për përdorim celulari;