-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Australia nis blinda dhe dronë drejt Ukrainës

Kryesoret

Gjatë një vizite në Kiev, kryeministri australian Anthony Albanese u zotua se vendi i tij do të ofrojë mbështetje shtesë për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus.

Albanese tha më 3 korrik gjatë takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se ndihma e re ushtarake do të përfshijë 14 transportues të blinduar të personelit, 20 automjete të blinduara Bushmaster dhe një numër dronësh, me një vlerë totale prej rreth 100 milionë dollarë australianë (68 milionë dollarë amerikanë).

Zelenskiy tha se Australia po i jepte Ukrainës “ndihmë të konsiderueshme, në veçanti mbështetje të mbrojtjes”, dhe se automjetet Bushmaster të prodhuara në Australi ishin “shumë të vlerësuara”.

Bushmaster është projektuar kryesisht si një mjet transporti për trupa.

Albanese tha gjithashtu se Australia do të vendosë sanksione dhe ndalime udhëtimi për 16 ministra dhe oligarkë të tjerë rusë, duke e çuar në 843 numrin e përgjithshëm të rusëve të sanksionuar nga Australia.

Kjo ishte vizita e par ndonjëherë në Ukrainë nga një kryeministër australian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit