Alban Mija i shpallur në kërkim për kalim të paligjshëm të kufirit është arrestuar ditën e sotme nga policia.
Ai është dënuar nga Gjykata e Gjirokastër sme 3 vite e 4 muaj burg.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Circle”.
Si rezultat i këtij operacioni, në vendin e quajtur “2 rrathët”, në unazën e re, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:
– Alban Mija, 26 vjeç, banues në Kamzë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 16.12.2020, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.” ka njoftuar policia.