-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Telefonata nga Rinasi që trembi Ramën: Më morën urgjent, mendova se kishte bombë…

Kryesoret

Në një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si dhe me investitorë të rinj potencial, të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në vendin tonë në sektorë me rëndësi, kryeministri Rama tregoi një histori me një person të rëndësishëm nga Holanda, i cili kishte ardhur në vendin tonë, por ndjehej i rrezikuar.

“Dua të tregoj një histori interesante me një person të rëndësishëm nga Holanda, i cili erdhi në Tiranë. Nuk do ta përmend se kush është se duhet ta njihni. Mora një mesazh nga drejtori i zonës VIP në aeroportin e Tiranës, ku më thuhej, të lutem më merr urgjentisht. Mendova se kishte ndonjë zjarr, ndonjë bombë, ndonjë gjë katastrofike.

Mora në telefon dhe ajo më thotë, ndjesë që të shqetësoj por më duhet orientim, kemi një situatë unike. Më thotë, kemi një VIP me dhjetëra njerëz që nuk duan të hyjnë në Tiranë. Ka ardhur në Rinas, por nuk do të vijë në Tiranë sepse nuk ndjehet i sigurt. Po kërkon automjete të blinduara dhe roja të armatosura. Më thotë kush ishte ky person. I thash, me statusin që ka mund të marrë Gardën e Republikës. Ata ishin aty, por ishin vetëm me pistoleta. I thash që nuk jemi në Gaza dhe nuk e ofrojmë këtë shërbim. Në mëngjes e takova dhe më kërkoi ndjesë. Më tha, jam një njeri i botës, kam udhëtuar në shumë vende por nuk kam rënë ndonjëherë në një grackë kaq të madhe nga ajo që prisja dhe nga ajo që gjeta”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit