Nikolin Gega, një 55-vjeçar ka humbur jetën në Mirditë.
Mësohet se ai është rrëzuar aksidentalisht në vendin e quajtur Bjeshkët e Fushës së Lugjeve.
Gega ishte banues në Tiranën dhe kishte shkuar në Bjeshkë për pushime me miqtë.
Mirditë/Informacion paraprak
Në Mirditë, në njësinë administrative Orosh, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Fushës së Lugjeve”, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi N. G., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili për për pasojë ka ndërruar jetë.
Vazhdojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të ngjarjes.









