-sidi education-spot_img
18.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

As në parlament “nuk ka vend” për të dy, Basha futet, Berisha me mendjen te protesta

Kryesoret

Ish-kreu demokrat, Lulzim Basha, është rikthyer në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend, edhe pse gati me 30 minuta vonesë nga nisja e punimeve.

Ndërkohë, Sali Berisha ishte ndër të parët që mbërriti në Kuvend këtë të enjte, megjithatë, si për të treguar se as në sallën e Parlamentit nuk mund të qëndrojë me Bashën, është larguar menjëherë sapo ky i fundit po rregullonte karrigen e tij.

Pas daljes nga salla, Berisha foli për mediat duke komentuar protestën që pritet të ndodhë pasdite. Ai theksoi se protesta nuk ka skenar, ndërsa theksoi se synimi do të jetë largimi i Ramës. “Shprehim me protestën tonë vendimin e shqiptarëve shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i Ramës.

Protesta ka skenarin e saj, e rëndësishme është që ne të japim mesazhin tonë të fuqishëm që shqiptarët nuk do ta tolerojnë më këtë regjim që nuk meriton të ekzistojë më asnjë ditë të vetme.

Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Ramës nga pushteti”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit