Qytetarët po mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Në një prej banderolave që mbajnë në duar protestuesit shkruhet ‘fasada ra, jeni hajdutë me çizme’.
Pak çaste më parë, ish-kryeministri Sali Berisha është pritur me brohoritje, puthje dhe përqafime nga militantët të cilët i ka përshëndetur me dy gishtat lart dhe është futur në zyrë për përgatitjet e fundit përpara se të drejtohet drejt sheshit përpara Kryeministrisë.









