Një ngjarje e rëndë është shënuar në Berat, ku një i mitur po drejtonte mjetin dhe ka përplasur të moshuarën që po kalonte te vijat e bardha.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Çelepias dhe i mituri po drejtonte një mjet me targa gjermane.
Pasi ka goditur gruan ai ka tentuar të largohet, por është përplasur me një tjetër makinë që ndodhej pas tij.
E plagosura, që mësohet se është rreth 65-vjeçe,është banore e lagjes “Çelepias” dhe po kalonte rrugën për të ikur në shtëpi, me qeset e ushqimeve në dorë.