-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden do të kërkojë armë në Lindjen e Mesme për Ukrainën

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden së shpejti do të nisë një turne në Lindjen e Mesme.

Ndër qëllimet e vizitës, vlen të theksohet edhe ndihma ushtarake për Ukrainën.

Biden do të bindë vendet e Lindjes së Mesme që të transferojnë armët sovjetike në Ukrainë

Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja amerikane “New York Times”.

Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron që Kiev-it zyrtar t’i bëhet presion për të bërë lëshime ndaj agresorit.

“Ka një diferencë të madhe, por duket qartë se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vërtet kritike. Në gjashtë muajt e ardhshëm, do të zbulojmë se njëra ose të dyja palët janë shumë të lodhura dhe do të kërkojnë një rrugëdalje”, deklaroi kryetari i Këshillit të Çikagos për Çështjet Globale dhe ish-ambasadori i SHBA-ve në NATO, Ivo Daalder.

Publikimi amerikan raportoi se Biden dëshiron të bindë Brazilin, Kinën dhe Indinë që t’i bashkohen politikës së izolimit të Rusisë.

Më herët, Pentagoni shprehu mendimin se ata janë të gatshëm të mbështesin aftësinë mbrojtëse të Ukrainës për vitet në vijim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit