-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunoi gruan dhe theu arrestin e shtëpisë, e “pëson” 42-vjeçari nga Berati

Kryesoret

Një 42-vjeçar ka Berati është arrestuar këtë të martë nga policia pasi dhunoi bashkëshorten e tij dhe më pas theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., banues në Berat, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas është larguar nga banesa, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Pas lokalizimit të tij, në momentin e shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Dimal/Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 42 vjeç, banues në Dimal, pasi u konstatua duke ndërtuar një mur, në fshatin Pobrat, pa lejen e organeve kompetente.

Materalet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit