-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inflacioni 14%, reagon Avdullah Hoti: Asnjë veprim për të zbutur ngarkesën e qytetarëve

Kryesoret

Çmimet në qershor 2022 u rritën mesatarisht 14% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar derisa reagim nga qeveria ndaj krizëns evidente ekonomike nuk ka, vlerësoi ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Agjensioni i Statistikave të Kosovës publikoi indeksin e harmonizuar të çmimeve, ku shifrat e rritjes, e veçanërisht ato të produkteve elementare të konsumit, ishin shumë më të mëdha.

– Vajrat dhe yndyrat ushqimore (53,8%),

– Karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (67,3%),

– Gazi (39,3%),

– Buka dhe drithërat (27,7%),

– Qumështi, djathi dhe vezët (22,3%),

– Mishi (19,6%),

– Sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (19,0%),

– Prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. (12,8%),

– Perimet (6,8%),

– Lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (33,6%)”, bëri të ditur Avdullah Hot.

“Sot, 12 korrik 2022, çmimi i naftës është caktuar 1.75 euro për litër. Për çdo litër të naftës, qeveria mbledh 61 centë. Sikur Qeveria të pezullonte akcizën në naftë, sot çmimi i naftës do të bëhej 1.39 euro për litër”

“Qeveria nuk ka marrë asnjë veprim për të zbutur ngarkesën për qytetarët. Nuk është pezulluar akciza në naftë, nuk është shtuar lista e mallrave me TVSH prej 8%, nuk janë rritur pagat në sektorin publik, nuk janë indeksuar pensionet dhe ndihma sociale”, përfundoi Avdullah Hoti.

Njoftimi i ASK-së:

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 14,1 për qind në muajin qershor 2022  krahasuar me muajin qershor 2021, njoftoi Agjencioni i Statistikave të Kosovës.

ASK tregon se kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të gjërave elementare.

“Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1,4% në muajin qershor 2022. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2022 me muajin qershor 2021 ishte 14,1%”, njoftoi ASK.

“Buka dhe drithërat (27,7%), mishi (19,6%), qumështi, djathi dhe vezët (22,3%), vajrat dhe yndyrat ushqimore (53,8%), perimet (6,8%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (19,0%), prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. (12,8%), kafja, çaji dhe kakao (17,9%) uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (6,2%), pijet alkoolike (7,0%), duhani (4,8%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (11,0%), gazi (39,3%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (33,6%)”.

“Mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (5,7%) pajisje shtëpiake (8,9%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht(12,1%),mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (9,5%), produktet farmaceutike (4,0%), blerja e automjeteve (6,8%), pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6,7%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (67,3%), shërbimet për transport (18,9%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (5,4%), shërbimet hoteliere (12,6%), kujdesi personal (6,7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 14,3 për qind në IHÇK-it”, njoftoi ASK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit