Një 24 vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka plagosur rëndë me dashje një person në Dibër.
Konflikti mësohet se ka nisur për çështje banale, dhe viktima është plagosur me sende të forta. Mësohet se ai po merr ndihmën e nevojshme në spital.
Njoftimi policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe shpallën në kërkim shtetasin D. K., 24 vjeç, banues në fshatin Zagrad, Dibër. Ky shtetas dyshohet se ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. S., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën”.