Kryebashkiaku i Pogradeci, Ilir Xhakolli ka mohuar se dhëndri i tij është arrestuar për drogë.
Ai ka thënë se “nuk është e vërtetë”.
“Dhëndri im nuk është i arrestuar ai është me pushime në Turqi”, ka thënë ai.
Mediat në Maqedoni shkruajnë se në këtë aksion janë arrestuar 10 persona, në mesin e të cilëve edhe dhëndëri i kryetarit të Pogradecit, Ilir Xhakolli për të cilin thuhet se ka qenë pronar i fshehur i kësaj “fabrike”.