-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama “sulmoi” Bullgarinë për veton, Meta dekoron ambasadorin

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me titullin “Për Merita të Veçanta Civile” ambasadorin e Bullgarisë Momtchil Raytchevski.

Përmes një postimi në Facebook ai është shprehur se i është mirënjohës Bullgarisë për mbështetjen e vendosur dhe të vazhdueshme të procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

“Në vlerësim të veprimtarisë së tij të spikatur diplomatike dhe kontributit të posaçëm të dhënë për forcimin e marrëdhënieve tradicionale të shkëlqyera dypalëshe, pata sot kënaqësinë e posaçme të vlerësoja me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” një mik të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, Ambasadorin e Bullgarisë, Momtchil Raytchevski.

Përherë mirënjohës Bullgarisë mike për mbështetjen e vendosur dhe të vazhdueshme të procesit të integrimit europian të vendit tonë, si dhe për ndihmesën e hershme dhe shumë të vyer të dhënë në Pavarësinë dhe zhvillimin e shtetit shqiptar”, shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit