Deputetët e PD-sç të cilët nuk i janë bashkuar grupimit të Sali Berishës zhvilluan mbrëmjen e së martës një takim në një lokal në kryeqytet.
Takimi nisi në orën 18:00 dhe morën pjesë 24 deputetë.
Mësohet se janë zhvilluar diskutime informale për gjendjen të të cilën ndodhet partia prej shumë muajsh.
Deputeti Ervin Salianji ka kërkuar bashkimin dhe ka theksuar se nuk mund të përjashtohen realitete politike.
“Duhet të ulemi të gjithë bashkë, duhet bërë gjithçka për bashkim! Nuk mund të përjashtojmë dot realitete politike”, mësohet të ketë thënë Salianji.