-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Para se të zhvillojë vizitën e fundit si president në Kosovë, Meta ndan foton me Sashën

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta, do të zhvillojë këtë të enjte një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të qëndrojë deri më 23 korrik, një ditë para largimit nga detyra.

Para se të niset për Kosovë ai ka postuar një foto nga banesa, ku duket se macja po bën pushim, ndërsa kreu i shtetit “pozon” me të. 

“Një pushim i shkurtër dreke me Sashën, për energji të reja!“, shkruan Ilir Meta.

Kjo do të jetë vizita e fundit e Metës si President, pasi më 24 korrik do t’ia lëshojë zyrën Presidentit të ri, Bajram Begajt.

Meta do të mbërrijë në Kosovë sot pasdite, ndaj policia ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta e tij.

Rrugët do të bllokohen edhe më 23 korrik, kur Meta do të kthehet për në Shqipëri.

Komunikata e plotë e Policisë:

Sot, më 21 e deri më 23 korrik 2022, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir META, së bashku me një delegacion shoqërues. Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Në kohën e ardhjes (pasdite) me 21 korrik, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme, në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta.

Po ashtu edhe në ditën e kthimit, më 23 korrik, sipas agjendës zyrtare do të ndërmerren veprimet e njëjta policore, të lëvizjes së eskortës, në rrugët të cilat përdoren për qarkullim të eskortës.

Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit