Bashkimi Evropian ka miratuar 500 milionë euro të tjera (512 milionë dollarë) për furnizimin me armë dhe pajisje në Ukrainë. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel njoftoi në fillim të kësaj jave synimin e BE-së për të siguruar fondet.
Pothuajse të gjitha paratë, 490 milion euro, do të shpenzohen për armë dhe municione. Ndërsa 10 milionë eurot e mbetura do të shkojnë për pajisje mbrojtëse, karburant apo pajisje të ndihmës së parë.
Këshilli miratoi paketën e parë prej 500 milionë eurosh në fund të shkurtit dhe pasoi me tri paketat e tjera, në mars, prill dhe maj.