-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e ish-drejtorit të OST, autori: Nuk e kam vrarë unë

Kryesoret

Dorian Keqi, 40 vjeç, që u arrestua pak ditë më parë për vrasjen e ish-drejtorit të OST, Saimir Jakut dhe plagosjen e Gjergj Markut, është lënë në burg nga Gjykata në seancën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2016, por Keqi kishte lënë gjurmë gishtash në vendin ku u dogj makina që u përdor për atentatin, kjo bëri të mundur dhe identifikimin e tij.

Në sallën e gjyqit, Keqi nuk ka pranuar përfshirjen në ngjarje dhe ka folur nëpërmjet avokatit duke deklaruar se ditën e atentatit ka qenë në Vinjoll të Kurbinit. 

Vrasja e Jakut ka ndodhur në Rrëshen, ndërkohë që një ditë pas ngjarjes policia e arrestoi Keqin pasi u kap në gjendjen e dehur, por ai u la i lirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit