Në kuadër të operacionit “The Eye” u bë sekuestrimi i rreth 1 ton kanabis, ku operacioni u zhvillua nga toka, ajri dhe deti duke përdorur edhe helikopterin e Guardia di Finanzës.
Gjatë operacionit u arrestuan 5 persona, 3 vlonjatë dhe 2 ukrainas.
Në pranga kanë rënë: Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj dhe Qemal Pekmezi, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gregor Likaj.
Nga Guardia di Finanza janë arrestuar shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii.
Mësohet se policia po heton se ku është gjetur veliera dhe kush i ka dërguar në Shqipëri dy shtetasit ukrainas, të cilët kanë deklaruar për autoritet italiane se u është premtuar një shumë monetare për të kryer këtë udhëtim.









