-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbërrin në portin e Durrësit anija me 6 mijë ton grurë nga Ukraina

Kryesoret

Në portin e Durrësit ka mbërritur anija “Jaohar Ranim”, me rreth 6 mijë ton grurë. Anija u furnizua në portin Izmail të Ukrianës në bazë të një marrëveshje të arritur ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për t’i lejuar kësaj të fundit eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës.

Në Ukrainë ka disa disa miliona tonelata grurë të bllokuara, e që presin të shpërndahen në të gjithë globin.

Bllokimi i porteve ukrainase shkaktoi probleme në furnizimin global me drithëra, mirëpo falë një marrëveshjeje Rusi – Ukrainë të ndërmjetësuar nga Turqia, Ukraina ka nisur sërish eksportin e mijërave tonë drithëra. Rusia dhe Ukraina së bashku mbulojnë gati një të tretën e eksporteve globale të grurit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit