Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar ndaj një denoncimi të një qytetari. Ky i fundit ka treguar se për një shtëpi të blerë në afërsi të Malit të Robit dhe i duhet të paguajë shuma të mëdha taksash.
Për këtë denoncim Berisha është shprehur se kjo është gjoba e re që po vendos qeveria pasi nuk mund të mbushi dot arkën për pagat dhe pensionet e shtatorit.
Postimi i Sali Berishës
Çmëndet qeveria me gjoba. Kërkon të mbush arkën bosh nga rënia dramatike e turizmit. Emigrantët viktimat kryesore të gjobëvënies qeveritare. Stop gjobave për të mbushur orkën bosh.
Lexoni denoncimet e qytetarve dixhital. sb
Mirmjesi doktor,kam qene me pushime ne Shqipri kam nje shtepi tek Mali i Robit kam ba pagesat tek njesia administrative golem kam paguar edhe ne bashki taksen e bashkise dhe i kam dorzuar dhe i mora tani duhet te aplikoi te E Albania nepermjet nje noteri qe done nga 4000-5000 leke te reja plus 9000 leke te reja sapo arrita ne Milano me ka ardhur nje l’eterno te paguai 26260 leke te reja po te dregoi edhe letren e kryehajdutit te bashkisë Kavaje qe falin ccdo dite leke tek inceneratorët ju lutem anonim se me prishin pune te certefikata e pronsise me respekte Sh. N., po te dregoi foto sikur ma ccoi Administratori i pallatit te Mali i Robit. Te flm.
Ja erdhëm sot tek një ‘bombë’, e cila ka plasur sepse qeveria nuk ka më lekë të paguajë rrogat e pensionet në vjeshtë, ndaj do të nisë një operacion të madh gjobash për të mbushur buxhetin. Sezoni turistik nuk është aq i pasur sa të mbushë arkën sipas planifikimeve, ndërkohë që në shtator do të duhet të paguhet kësti i borxhit të tmerrshëm që ka marrë gjithë këto vite qeveria.
Nuk ka para shtetit
Po kush e lejoi këtë abuzim gjigand që sot shpërtheu?!